Humb jetën një punëtor në Koçan
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2021/07/punetore-gjermani-780x439-1.jpg)
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën një punëtor në një fabrikë në Koçan.
“Dje rreth orës 13:02 në SPB Shtip është paraqitur se rreth orës 12:30, gjatë kryerjes së punëve në fabrikë në Koçan, ka humbur jetën G.K (48) nga Koçani”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata shtojnë se mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenje dhune.
Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i stacionit policor në Koçan.