Humbja e nuhatjes lidhet me më shumë se 100 sëmundje

Humbja e nuhatjes lidhet me më shumë se 100 sëmundje

Studiuesit nga Shkolla e Shkencave Biologjike Charlie Dunlop, në bashkëpunim me Qendrën e Kërkimeve Humane të Oksfordit, kanë zbuluar një lidhje të fuqishme midis humbjes së nuhatjes dhe 139 gjendjeve mjekësore. 
Ky hulumtim, i udhëhequr nga profesori Michael Leon dhe studiuesit Cynthia Wu dhe Emily Troshyanko, nxjerr në pah një lidhje pak të njohur, por që mund të ndryshojë jetën: rolin që shqisa jonë e nuhatjes luan në ruajtjen e shëndetit tonë fizik dhe mendor.

Mosfunksionimi i nuhatjes, i perceptuar shpesh si një shqetësim i vogël, mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjeve të ndryshme neurologjike dhe fizike, siç përshkruhet në këtë hulumtim.

– Të dhënat janë veçanërisht interesante sepse më parë kemi gjetur se pasurimi i nuhatjes mund të përmirësojë kujtesën e të moshuarve me 226 për qind. Tani e dimë se aromat e këndshme mund të zvogëlojnë inflamacionin, duke treguar potencialisht një mekanizëm me të cilin erëra të tilla mund të përmirësojnë shëndetin e trurit, vuri në dukje Leon.

Ky zbulim mund të ketë implikime kyçe për zbutjen e simptomave dhe ndoshta edhe reduktimin e shfaqjes së sëmundjeve të caktuara përmes stimulimit terapeutik të nuhatjes.

Studimi përfshiu gjurmimin metodik të 139 gjendjeve mjekësore të lidhura me humbjen e nuhatjes dhe rritjen e inflamacionit. Humbja e nuhatjes, e cila shpesh i paraprin sëmundjes së Alzheimerit dhe Parkinsonit, mund të shërbejë si një tregues i hershëm i fillimit të sëmundjes, duke lejuar qasje më proaktive terapeutike.

Duke treguar se si pasurimi i aromës mund të zbusë inflamacionin, ky hulumtim shtron bazën për studimet e ardhshme për të eksploruar përdorimin terapeutik të aromave për të trajtuar një gamë më të gjerë të kushteve mjekësore.

– Do të jetë interesante të shohim nëse mund të përmirësojmë simptomat e gjendjeve të tjera mjekësore duke pasuruar erën – përfundoi Leon.

Leon tani është duke punuar në një pajisje për dhënien e terapisë me aromë, e cila mund të premtojë një mënyrë të re, jo invazive për të përmirësuar shëndetin.

LEXO EDHE:

Back to top button