Humbja e tretë radhazi për Lejkers, fitore për Bostonin e Denverin

Humbja e tretë radhazi për ekipin e Lejkersit, që hyn në një krizë pas disfatës në fushën e Çikagos, me shifrat 124-108. Tetë lojtarë të Çikagos realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua DeRozan me 27 pikë, më i miri në fushë. Rikthehet te fitorja Majami, që mundi 115-106 Orlando, ndeshje ku u dallua Tyler Herro me 28 pikë. Ekipi i Filadelfia-s, falë 51 pikëve e 12 kërcimeve të Xhoel Embiid, mundi 127-113 Minesota, dy ekipe që pretendojnë në Konferencat përkatëse.

Jashtë fushe fiton edhe skuadra kampione e Denverit, që mundi 113-104 Toronto. Për Denverin u dallua Nikola Jokiç, autor i 31 pikëve dhe 15 kërcimeve.

Fitore të rëndësishme arriti skuadra e Bostonit, që mundi 144-118 Sakramenton. Pesë lojtarë të Seltiks realizuan mbi 20 pikë (Brun e Uajt nga 28 pikë secili). Pas një ndeshje spektakolare, ekipi i Atlantas fitoi 134-127 në fushën e Hjustonit. Jang me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë.

NBA-Rezultatet

Klivlend – Juta Xhaz, 124-116

Indiana – Sharlot, 144-113

Orlando – Majami, 106-115

Filadelfia – Minesota, 127-113

Bruklin – Nju Jork, 102-121

Toronto – Denver, 104-113

Çikago – Lejkers, 124-108

Hjuston – Atlanta, 127-134

Dallas – L. A. Klipers, 111-120

Sakramento – Boston, 119-144

LEXO EDHE:

Back to top button