Humbja më e thellë në 19 vitet e fundit në grupet e Ligës së Kampionëve
Paris Sen Zhermeni me trajnerin Luis Enrike, ka pësuar humbjen më të thellë, 4-1, në 19 vitet e fundit në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Kjo ishte humbja më e rëndë e PSZH-së në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve që nga humbja 3-0 kundër Çellsit në shtator 2004. Si dhe është dhe hera e parë që ata kanë pësuar katër gola në një ndeshje grupi që nga humbja 4-3 ndaj Deportivo La Korunja në mars 2001.
PSZH ka fituar vetëm dy nga 10 ndeshjet e fundit jashtë në Ligën e Kampionëve dhe vetëm tre nga 12 ndeshjet në transfertët kundër skuadrave angleze në historinë e kompeticionit.