“Humbja ndaj Gjeorgjisë ishte një mësim, nuk e nënvlerësojmë Slloveninë”

Portugalia e mbylli me një humbje fazën e grupeve të “Euro 2024”, duke u mundur 2-0 nga Gjeorgjia, që mbetet surpriza e këtij turneu.

 

“Mësimi kryesor është se ne nuk mund të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar. Ne e dinim që Gjeorgjia kishte një ekip të fortë, që bllokon duke përdorur kundërsulmin. Ne i lejuam ata të luanin në atë mënyrë dhe ata shënuan dy here. Ata ishin mjaft rehat në atë tip loje që zhvilluan”, tha mbrojtësi portugez, Danilo.

 

Në fazën tjetër, ekipi luzitan do të përballet me Slloveninë, një rival jo i vështirë.

 

“Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje sepse ndaj sllovenëve do të jetë një përballje e ngjashme”, u shpreh më tej Danilo.

 

“Sllovenia do të mbrohet në gjysmëfushën e saj dhe do të përpiqet të na godasë në kundërsulm. Ne e patëm këtë ndeshje ndaj Gjeorgjisë si shembull dhe do të duhet të bëjmë pikërisht të kundërtën e asaj që bëmë ”, tha në fund Danilo.

LEXO EDHE:

Back to top button