Humels zbulon përse nuk është ftuar nga Nagelsmani për “EURO 2024”

Julian Nagelsmann ditë më parë publikoi listën e futbollistëve për “Euro 2024”, por u diskutua shumë mos-prezenca e mbrojtësit të Dortmundit, Mats Hummels.

Pikërisht lojtari i Borusia Dortmundit ka folur për herë të parë pasi u la jashtë listës për gazetën gjermane “Bild.de”. Hummelsi e kuptoi arsyen pse Nagelsmanni nuk e mori në “Euro 2024” dhe ajo është shkaku i fizikut.

“Vetëm dy minuta bisedova me trajnerin dhe e kuptova që s’do jem aty. Arsyeja ishte gjendja ime fizike, që ishte një goditje për mua. Sepse vërtetë mendoj se jam një nga pesë mbrojtësit më të mirë në Gjermani”, u shpreh Hummelsi

Kujtojmë se mbrojtësi gjerman do të luajë ndaj Real Madridit gjatë këtij vikendi (e shtunë) finalen e madhe të UEFA Champions League. /Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button