Hungaria miratoi një rezolutë që i bën thirrje BE-së të njohë “rrënjët e krishtera të Evropës”

Hungaria miratoi një rezolutë që i bën thirrje BE-së të njohë “rrënjët e krishtera të Evropës”

Parlamenti hungarez miratoi sot një rezolutë për qëndrimin e Hungarisë rreth të ardhmes së Bashkimit Evropian, në të cilën thuhet se marrëveshjet aktuale të Unionit “nuk janë bazë adekuate për bashkëpunim në kohë krize”.

Siç njoftoi në Twitter, eurodeputetja hungareze Katalin Cseh, kjo rezolutë kërkon shpërndarjen e Parlamentit Evropian.

“Shumica Fidesz në Asamblenë Kombëtare të Hungarisë sapo ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për shpërbërjen e Parlamentit Evropian. Po, ata e përbuzin aq shumë demokracinë. Por ne mbetemi kundërshtarët më të ashpër të regjimit të Orbanit dhe ata kurrë nuk do të na heshtin”, ka shkruar ajo në Twitter.

Për rezolutën votuan 130 deputetë, 50 ishin kundër dhe shtatë abstenuan.

Për shkak të luftës në Ukrainë dhe vendimeve “të nxituara” të BE-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, kontinenti po përballet me një “krizë dhe pasiguri”, sipas rezolutës.

Në përgjigje të situatës së ndryshuar, parlamenti hungarez propozon që traktatet evropiane të njohin rrënjët dhe kulturën e krishterë të Evropës. Ata gjithashtu duhet të deklarojnë Komisionin Evropian politik dhe ideologjikisht neutral, thuhet në rezolutë.

“Të gjitha kombet duhet të kenë të drejtën të vendosin me kë duan të jetojnë”, thuhet në rezolutë.

Hungaria propozon formimin e një ushtrie të përbashkët evropiane, duke ndaluar huamarrjen afatgjatë dhe kundërshton qëllimin e “bashkimit më të ngushtë”, sipas rezolutës.

Rezoluta propozon që anëtarët e Parlamentit Evropian të delegohen nga parlamentet kombëtare.

Në rezolutë propozohet që në traktate të vendoset mbrojtja e pakicave autoktone dhe të forcohen perspektivat apo shanset e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim europian.

LEXO EDHE:

Back to top button