Hungaria vaksinon mbi një milion qytetarë

Kryeministri i Hungarisë, Viktorio Orban, njoftoi se vaksinën kundër COVID-19 në këtë vend e kanë marrë më shumë se një milion persona.

“Në Hungari deri më tani janë vaksinuar 1.002.714 persona. Ky është një numër shumë më i lartë se mesatarja në Bashkimin Evropian”, shkroi Orban në Facebook. Orban u mburr se Hungaria ka tejkaluar vendet kryesore evropiane si

Gjermania dhe Austria në procesin e vaksinimit kundër koronavirusit dhe njoftoi vazhdimin e vaksinimit.

Autoritetet hungareze aprovuan më shumë vaksina anti-COVID, përfshirë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinopharm. Njëherësh Hungaria është edhe anëtarja e parë e Bashkimit Evropian që ka arritur marrëveshje për furnizimin e vaksinave nga Rusia dhe Kina. Më saktë është arritur marrëveshje për furnizimin e pesë milionë vaksinave nga Kina dhe dy milionë nga Rusia.

Edhe kryeministri Orban ka marrë vaksinën e prodhuesit kinez Sinopharm.

Gjatë 24 orëve të fundit në Hungari janë konfirmuar 2.696 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm është rritur në 468.713. Si pasojë e infektimit në Hungari që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 15.988 persona, përfshirë edhe 115 raste të vdekjes gjatë 24 orëve të fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button