Hyjnë në fuqi tarifat shtesë amerikane ndaj Kinës

Hyjnë në fuqi tarifat shtesë amerikane ndaj Kinës

Tarifat e reja ndaj mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara hynë në fuqi sot. Masat tregtare janë në kuadër të politikës së re tregtare të presidentit amerikan, Donald Trump, e cila, sipas tij, synon të ringjallë industrinë prodhuese amerikane. Normat më të larta të taksave të importit për dhjetëra shtete dhe territore përfshijnë një tarifë masive prej 104 për qind ndaj mallrave kineze dhe 20 për qind për produktet nga Bashkimi Evropian. Ky rund i ri tarifash hyn në fuqi sot, pasi më 5 prill nisën së zbatuari tarifat bazë prej 10 për qind për importet e shumë shteteve të botës. Tramp tha se përfaqësues të shteteve të prekura ishin rrugës për në Uashington për të negociuar marrëveshje dypalëshe tregtare. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është ndër zyrtarët që kanë ofruar një ulje të ndërsjellë të tarifave, por gjithashtu ka paralajmëruar se kundërmasat mbeten ende opsion.

“Po bëjmë një pasuri me tarifat. Dy miliardë dollarë në ditë. E besoni? Më thanë dy miliardë dollarë në ditë, e dini. Më sulmojnë shtypi për tarifat që bëjnë dy miliardë. Kjo nuk është tridhjetë e pesë milionë. Ato janë pak para. Dy miliardë dollarë në ditë. Dhe pastaj thonë, çudi, nuk e dinë. E dini, vetëm armiku mund të flasë kështu. Përveç kësaj, kemi shumë vende që vijnë të na shohin, duan të bëjnë marrëveshje”, tha Donald Tramp, President i SHBA-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button