Hysaj transferohet te ekipi i Igli Tares

Futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj, është afër të transferohet tek Lacio, ku do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Maurizio Sarri.
Sipas “Tuttomercatoëeb.com”, Hysaj është transferimi perfekt për Sarrin, pasi italiani e njeh mbrojtësin shqiptar dhe kualitetet e tij. Hysaj në anën tjetër do të jetë lojtar i lirë nga 30 qershori dhe do të mund të shkonte në Lacio me parametër zero.
Ai shihet si lojtari perfekt që të transmetojë filozofinë e Sarrit tek lojtarët e Lacios. Mbrojtësi 27 vjeçar do të firmos kontratë pesë vjeçare deri në vitin 2026, e cila kap shifrën rreth dy milionë eurosh në sezon.