Hyseni: Funksionarët ta përfundojnë “foto-sesionin”, t’i qasen punës në përmbushjen e premtimeve

Analisti Blerim Hyseni në “Rruga drejt…”, përkujtoi funksionarët qeveritarë se me kalimin e 100 ditëve të para të qeverisjes, duhet përfunduar siç u shpreh ai sesioni i fotove dhe duhet përveshur mëngët për realizimin e premtimeve të dhëna para qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore. Ndërkohë sa u përket reformave u shpreh se nevojitet kohë. Sipas tij në vendin tonë tanimë 30 vite flitet për reforma, reforma të cilat ekzistojnë vetëm në letër, por jo dhe në praktikë.

Vlerësoj se tanimë në këtë 100 ditësh duhet të përfundoj “foto-sesioni” i funksionarëve të pushtetit dhe ata duhet t’i rreken punës dhe seriozisht të merren me premtimet që i kanë dhënë para elektoratit. Ajo që për mua ka qenë një befasi do të thoja e që qeveria gjithashtu sikur u kap në hap, ka të bëj me marrëdhëniet me Bullgarinë, sa u përket euro-integrimeve…Vlerësoj se reformat që janë në administratën publike  dhe në gjyqësor, për 100 ditë nuk mund të realizohen. Sepse reformat që duhet të bëhen kërkojnë kohë, uroj që në fund të mandatit të jepet bilanci nëse është realizuar ajo që është premtuar, veçanërisht në gjyqësor. Tek ne që 30 vite flitet për reforma, por që nuk vërehen në praktikë, reforma të mbetura në letër”, tha Blerim Hyseni, analist.

LEXO EDHE:

Back to top button