“I dashuruar me Milanin, por e zgjidhte gjithmonë Real Madridin”

Nëna e Kilian Mbapes-, yllit të Paris Sen Zhermenit, Fajza Lamari, në një intervistë në të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”, ka shpjeguar një tjetër detaj interesant të lidhjes së përfaqësuesit francez me klubin kuqezi nga Milano.

“Kur kthehej në shtëpi fliste vetëm për Milanin. Nëse Milani humbiste, ndodhte që ta gjuante televizorin me digitron dhe t’i thoshte disa fjalë në italisht. Ai është dashuruar menjëherë me ‘Rossoneri’, që kur ishte i vogël. Në ‘Play Station’ megjithatë e zgjidhte gjithmonë Real Madridin. E vishte fanellën e Robinjos në stërvitje, por edhe në shtrat, njëjtë si ato të Man. Junajtedit, të Francës dhe të Paris Sen Zhermenit. I donte sulmuesit e mëdhenj, por mund ta mbante edhe fanellën e Frei të Renit. Nëse do ta thoshim 15 vjet më parë se do të ishte protagonist në ndeshjen PSZH – Milan, nuk e kemi besuar kurrë”, ka thënë nëna e nënkampionit të botës.

Mbappe duket se është duke e kaluar sezonin e fundit në “Parkun e Princave”, pasi në verën e ardhshme mund ta shohim duke e veshur fanellën e Real Madridit.

LEXO EDHE:

Back to top button