I dyshuari për vrasjen e 18 personave në Maine gjendet i vdekur

I dyshuari për vrasjen e 18 personave në Maine gjendet i vdekur

Robert Card, i dyshuar për vrasjen e 18 personave në Maine është gjetur i vdekur pas një ndjekje tre ditore nga policia. 40 vjeçari, u gjet i vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, tha Komisioneri i Sigurisë Publike në Maine. Lajmi vjen disa orë pasi policia hoqi urdhrin për komunitetin ku ndodhi ngjarja që ata të qëndronin në shtëpi dhe të mos dilnin, derisa vrasësi të kapej. Mes të vrarëve nga ky sulm  janë një gjysh, një lojtar i ri i talentuar dhe katër vendas nga mosha 14 deri në 76 vjeç. Guvernatori i Maine, Janet Mills tha se trupi u gjet në Lisbonë, afër vendit ku ndodhën të shtënat. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button