I futet komshiut në garazh me një sharrë, pasi ia bllokoi pamjen e liqenit

Jens Lehmann është figura më e komentuar nw mediat gjermane. Ish-portieri i skuadrës së Arsenalit dhe kombëtares së Gjermanisë, Lehman duket se është tradhtuar nga nervat.
Ikona gjermane i është futur një komshiut të tij në garazh, me një sharrë elektrike me zinxhirë dhe synimi i tij ishte t’i prishte komshiut garazhin, pasi i bllokonte pamjen e liqenit.

Sipas ‘Bild’, 52 vjeçari, ka tentuar t’i fikë kamerat e sigurisë, por ka dështuar dhe pamjet e tij janë xhiruar në kohë reale dhe mbahen si dëshmi nga pronari. Lehman ka shkaktuar dëme të mëdha me sharrën e tij. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe Lehman tashmë hetohet për vandalizëm dhe dëme që shkojnë deri në 10 mijë euro së paku. /Lajmi.net/