I nxehti përvëlon vendin, qytetarët nuk ndalen – Rikthim në normalitet javën që vjen

I nxehti përvëlon vendin, qytetarët nuk ndalen – Rikthim në normalitet javën që vjen

Gazetar: Zekirja Haxhiu

Dita e diel por edhe temperaturat e larta, zbrazën kryeqytetin.

Që nga fillimi i vapës sot temperaturat kanë arritur kulmin. Jo të gjithë respektojnë rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik që të mos punohet në rreze dielli nga ora 11 deri në ora 17. Në kulmin e të nxehtit, nëpër rrugë kishte punëtorë që kryenin obligimet e tyre pa ndërpre, pavarësisht vapës së madhe.

Valla puna e rëndë është, tërë ditën jemi në diell nga tetë orë. Bëjmë nga pesë minuta pushim dhe vazhdojmë përsëri me punë.

Sot është ditë e diel por edhe temperaturat janë të larta, a nuk pushoni sot për shembull?
Jo, obligim e kemi, na e kanë dhënë për detyrë t’i mbjellim këto lule, u shpreh një
Punëtor i NP “Parqe dhe Gjelbërime”.

Në tërësi, tregu dhe Çarshia ishin të zbrazura. Disa nga qytetarët kishin dalë për shkak obligimeve, e disa të tjerë për shëtitje.Për shkak nevojës, kam person të moshuar në shtëpi dhe patjetër më duhet të blej diçka për të. Përndryshe nuk do të dilja, tha një qytetar tjetër. Nuk kam probleme deri tani, nuk kam probleme. As në dimër as në verë. Shoh se ngisni biçikletë, jeni person me aktivitete fizike? Po gjithë jetën ngas biçikletë, deri tani faleminderit Zotit, tha një qytetar.

Nga Instituti i Shëndetit Publik apelojnë që personat veçanërisht të moshës mbi 60 vjeçare, fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike, t’i respektojnë rekomandimet. Të qëndrohet nën hije, të konsumohen sa më shumë lëngje para se gjithash ujë. Sipas Entit Hidrometeorologjik, temperatura maksimale në Shkup është 38 gradë, ndërkohë nga java e ardhshme paralajmërohet rënie e lehtë e temperaturave. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button