I përfshirë në vrasjen e Jamal Khashoggi, arrestohet në Paris një zyrtar saudit

Një diplomat saudit i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, në vitin 2018 u arrestua të martën në një aeroport të Parisit.

Khalid Al-Otaibi, 33 vjeç, u arrestua nga policia kufitare në bazë të një urdhërarresti turk, teksa po përpiqej të hipte në një fluturim për në kryeqytetin saudit Riad.

Në një deklaratë të lëshuar vonë të martën, ambasada e Arabisë Saudite në Francë kërkoi “lirimin e menjëhershëm” të të dyshuarit, duke pretenduar se ai nuk kishte “asnjë lidhje” me vrasjen e Khashoggi.

Khashoggi u vra në vitin 2018 në ambasadën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Vrasja e tij shokoi botën dhe dëmtoi rëndë reputacionin e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman, për të cilin inteligjenca amerikane pretendoi se “aprovoi” vrasjen.

Në vitin 2019, Arabia Saudite dënoi pesë burra me vdekje dhe burgosi tre të tjerë për vrasjen në një rast që është kritikuar gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut.

LEXO EDHE:

Back to top button