I përfundon kontrata me Sitin, mesfushori pranë transferimit te Barcelona

Barcelona është pranë finalizimit të marrëveshjes me mesfushorin 32-vjeçar gjerman Ilkaj Gundogan, kontrata e të cilit me skuadrën e Mançester Siti skadon në fund të këtij sezoni. Rinovimi i kontratës duket i pamundur, ndaj Gundogan pritet të ndryshojë skuadër këtë verë.
Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, skuadra katalanase është gati të marrë mesfushorin, që e konsideron një përforcim me vlera, duke parë përvojën e tij në arenën ndërkombëtare. Për të siguruar shërbimet e gjermanit, Barcelona është gati ta kënaqë ekonomikisht, gjë që te Siti s’do të ndodhë.
Kështu, pas 7 sezonesh në Premier Ligw me fanellën e “citizens”, mesfushori veteran pritet të nisë një aventurë të re me skuadrën e Barcelonës. Në 293 ndeshje me Mançester Sitin, Gundogan ka realizuar në total 54 gola, duke qenë një lojtar i rëndësishëm për skemat e Pep Guardiola-s.