I publikohet videoja e “nxehtë”, sulmuesi përjashtohet nga kombëtarja

I pezulluar nga kombëtarja e tij për shkak të një videoje të “nxehtë”. Ndodhi në Angli, ku sulmuesi i Noruiç Sitit, Huang Ui-jo, u akuzua se kishte regjistruar një “kasetë seksi” me ish-të dashurën e tij, pa pëlqimin e kësaj të fundit. Në videon e zbuluar në Korenë e Jugut, shtëpia e Huang Ui-jo, sulmuesi ka kryer marrëdhënie seksuale me aktoren dhe këngëtaren Hyomin, të grupit të famshëm “KPop T-ARA”, e cila ishte e dashura e tij në atë kohë (të dy ishin larguar në mars 2023).
Sipas mbrojtjes së Huang Ui-jo, video u zbulua nga një shantazhues, pasi nuk iu plotësuan kërkesat financiare. Sulmuesi i Noruiçit (i huazuar nga Notingam Forest) mohon akuzat, duke pretenduar se e ka regjistruar videon me pëlqimin e ish-të dashurës së tij.
Megjithatë, Federata e Futbollit të Koresë së Jugut e ka përjashtuar Huang Ui-jo nga kombëtarja “derisa të sqarohen faktet”. Në këtë pikë, sulmuesi mund të humbasë Kupën e Azisë, e planifikuar të fillojë më 12 janar.
“Unë e respektoj vendimin e Federatës, por derisa të vërtetohet nuk e besoj,” komentoi Jurgen Klinsmann, trajneri i Koresë së Jugu.