I shpëton jetën agjentit të tij nga agresorët me armë, në mes të Beogradit

Adam Marushiç është tronditur nga terrori. Lojtari i Lacios e bëri punën e tij shumë mirë në ndeshjen ndaj Sasuolos duke bllokuar Berardin, por brenda tij mbante frikën e kaluar të martën mbrëma pas ndeshjes Serbi-Mali i Zi, kur Urosh Jankoviç, një nga menaxherët e tij, u rrah brutalisht para syve të tij.

Marushiç, sipas historisë së Jankoviçit të raportuar nga faqja “Vijesti.me”, kishte ndërhyrë për të mbrojtur atë dhe ishte kërcënuar me armë.

“Më sulmuan mua, Marushiçin, gruan dhe nënën e tij. Disa persona më goditën me armë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Theva mollëzën dhe këmbën e majtë. U transferova në Qendrën Klinike në Beograd, ku iu nënshtrova një operacioni.”

Marushiçi kishte darkuar në një restorant në Beograd pas ndeshjes së luajtur kundër Serbisë, për ditëlindjen e tij, me nënën, gruan dhe menaxherin e tij. Gjithçka ndodhi jashtë restorantit, dhe këtë gjë e rrëfen menaxheri i tij.

“Ne ishim të rrethuar nga disa makina. Shoferi im u përpoq të largohej, më pas u godit nga një makinë që vinte nga ana e kundërt. Nuk arrita të hipja as në automjet, më sulmuan nga pas. Një nga agresorët u kthye nga Marushiçi duke i drejtuar postoletën në kokë, e bëri këtë gjë për ta ndalur që të mos më ndihmonte mua. Nëna e tij 60-vjeçare u shty me forcë dhe u plagos”, ka rrëfyer agjenti i lojtarit të Lacios.

 

“Gjej rastin të falënderoj Marushiçin, ai tregoi shumë guxim dhe në një farë mënyre, ai u tregoua një hero, sepse pa të, mund të më ishte rrezikuar jeta”, përfundoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button