I tepërt te “Djajtë e Kuq”, mesfushori brazilian shkon në Paris

Largimi i mesfushorit brazilian Kasemiro nga skuadra e Man. Junajted është e pashmangshme. 31-vjeçari është në sezonin e tij të dytë me “Djajtë e Kuq”, por këtë vit nuk po shkëlqen dhe problemet fizike e kanë ndalur disa herë.

Për këtë arsye ai mund të largohet që në merkaotn e janarit, pavarësisht kontratës që ka me Man. Junajtedi deri në vitin 2026. Sipas “The Sun”, për mesfushorin është interesuar ekipi i PSZH, gati ta sjellë në Paris që në janar.

Përvoja e Kasemiros mund të jetë një armë më shumë për francezët në arenën ndërkombëtare, ndaj dhe po këmbëngulin në këtë transferim. Për brazilianin janë interesuar edhe nga Arabia Saudite, gati të bëjnë një ofertë më të mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button