I theu këmbën Musialas, reagon Donnarumma: Më vjen keq, por nuk jam fajtor
I theu këmbën Musialas, reagon Donnarumma: Më vjen keq, por nuk jam fajtor

Donnarumma ka reaguar pas dëmtimit të rëndë që i shkaktoi talentit të Bayernit, Musiala.
Ai nuk qëndroi ato minuta pranë Musialas sepse ishte i tronditur nga dëmtimi, të cilin natyrisht, nuk do të donte kurrë t’ia shkaktonte një kolegu. Megjithatë, Gianluigi Donnarumma përfundoi në shënjestrën e mediave dhe rrjeteve sociale, pas çerekfinales së Kupës së Botës midis PSG-së dhe Bayern Munich.
Dhe gjithashtu u kritikua ashpër edhe nga portieri bavarez, Manuel Neuer, i cili e akuzoi atë se kishte ndërhyrë në një mënyrë të panevojshme dhe të nxituar. Një version i kundërshtuar nga portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, i cili do të sfidojë Gigion në gjysmëfinale.
Vetë Donnarumma ka deklaruar pas ngjarjes për të përditshmen “La Gazzetta dello sport” duke thënë: “Jam shumë i tronditur nga ajo që ndodhi, sepse padyshim që nuk ishte qëllimi im të dëmtoja Musialën”.
REAGON MENAXHERI
Me një veprim të rrëmbyer, Donnarumma ndërhyri për t’ia marrë topin Musialës. Një ndërhyrje që u kosniderua e rregullt dhe e pandëshkuar nga gjyqtari Taylor. “Është çështje e të dhjetave të sekondës – nënvizon menaxheri i tij, Vincenzo Raiola -, vetëm një moment duhet që pritja të shndërrohet në penallti. Gigio ishte i pari që arriti te topi dhe nuk mundi ta shmangte më ndërhyrjen. Është e padrejtë të mendosh se ai donte të dëmtonte Musialën, të cilti i urojmë të shërohet sa më shpejt të jetë e mundur për t’u rikthyer më i fortë se më parë”.
Nga pamjet TV, Donnarumma duket i çorientuar: ai largohet, ulet në gjunjë, fillon të ecë drejt stolit dhe kthehet duke rrudhur vetullat. «Ai nuk donte të bënte sikur nuk kishte ndodhur asgjë», vazhdoi agjenti, «Gigio është një djalë shumë i ndjeshëm. Ai nuk do të kishte qenë në gjendje ta përballonte skenën dhe preferoi të largohej që mjekët të kujdeseshin për Musialën sa më mirë që të mundej. Pasi hyri në dhomën e zhveshjes, ai madje e ndezi telefonin. Në të gjitha vitet që kemi punuar së bashku, ai nuk e ka bërë kurrë këtë. Zakonisht e fik një orë para fillimit të ndeshjes për t’u përqendruar në lojë dhe e ndez përsëri pas ndeshjes. Këtë herë më dërgoi një mesazh për të më thënë se ishte i tronditur dhe se nuk e kishte bërë qëllimisht».
REPLIKA ME NEURER
Në pjesën e dytë, tifozët e fishkëllyen. Gjithashtu nuk munguan edhe kritikat publike të Neuerit: “Në të vërtetë – pranon Raiola – e kuptoj Neuerin. Siç thotë Courtois, është normale që ai të mbrojë shokun e tij të skuadrës. Dhe ai ka të drejtë kur thotë se mund të veprosh ndryshe në fushë. Është e vërtetë, por të gjithë jemi të ndryshëm dhe të gjithë sillen si të munden. Ishte një episod loje në duelin e përjetshëm midis portierëve dhe sulmuesve. Në dhjetor, Gigio pothuajse humbi një sy në një përplasje me një lojtar të Monacos (Singo). Dhe Neuer gjithashtu goditi Higuainin në vitin 2014, në një ndeshje midis ekipeve kombëtare. Pastaj ai kërkoi falje edhe pse pranoi se donte të shmangte një rrezik për ekipin e tij, duke e ditur se rrezikonte të lëndonte kundërshtarin”.
RINOVIMI ME PSG
Në fund të ndeshjes, Gigio është konsultuar me Raiolën nëse duhet të shkonte të vizitonte Musialën në spital: “Ai ishte shumë i shqetësuar dhe i trishtuar”. Në orët në vijim ai postoi një mesazh mbështetjeje dhe urimesh për gjermanin, të cilit iu bashkua edhe presidenti Al Khelaifi. Por nëse PSG po përgatitet për gjysmëfinalen me Real Madridin, kontrata e portierit që skadon në vitin 2026 me francezët mbetet ende pezull: “Po flasim me njëri-tjetrin – përfundon Raiola -, një negociatë kaq e gjatë nuk është e pazakontë sepse po flasim për portierin më të fortë në Evropë”