I treguan armën dhe i morën orën, kapen grabitësit e yllit të Napolit

I treguan armën dhe i morën orën, kapen grabitësit e yllit të Napolit

Karabinierët e Napolit kanë arrestuar tre persona në lidhje me grabitjen ndaj lojtarit brazilian Neres, ngjarje kjo e ndodhur më 1 shtator.

Teksa po kthehej në hotel pas një ndeshje në stadiumin “Maradona”, futbollistit i është marrë një orë me vlerë mbi 100 mijë euro.

Tre persona dyshohet se morën pjesë në këtë grabitje që ndodhi në mes të rrugës, kur autorët iu afruan makinës së Neres, thyen xhamin e saj dhe nën kërcënimin e armës kërkuan sendet me vlerë.

Më pas ata u arratisën për t’u arrestuar 2 muaj më pas, kjo edhe për shkak të pamjeve filmike të kapura nga kamerat e sigurisë në pjesë të ndryshme të Napolit.

LEXO EDHE:

Back to top button