“I zhgënjyer me rezultatin zgjedhor”, vjen dorëheqja e parë nga Vetëvendosje

Masar Shala kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, ka njoftuar se është larguar nga partia, i zhgënjyer nga rezultati personal zgjedhor.

Ai ka shkruar:

Të nderuar bashkëqytetarë të mi

Unë Masar Shala, në cilësinë e Kryetarit të fshatit Hoçë e Vogël, deklaroj publikisht para jush se nga sot, 18.10.2021, kam vendos të jap DORËHEQJE të pakthyeshme nga pozita e Kryetarit të fshatit.
Deri tek ky vendim, që për mua ka qenë i papritur dhe aspak i lehtë, kam ardh i shtyrë nga situata e krijuar paszgjedhore, që ka të bëjë me shprehjen e votëbesimit tuaj për zgjedhjen e përfaqësuesve të fshatit për në në Kuvendin Komunal.

Dua ta shpreh publikisht zhgënjimin tim lidhur me rezultatin e përzgjedhjes suaj të përfaqësuesve për në Kuvendin Komunal.

Unë isha njëri nga kandidatët e mundshëm për t’ju përfaqësu juve në Kuvend.

LEXO EDHE:

Back to top button