IATA: Kompanitë ajrore po përballen me krizë të rëndë ekonomike

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), Alexandre de Juniac, deklaroi se kompanitë ajrore të cilat akoma janë të goditura rëndë nga pandemia në gjysmën e dytë të këtij viti pritet që mesatarisht të humbin rreth 300.000 dollarë në minutë për një total prej 77 miliardë dollarësh, transmeton atsh.

“Ne po humbim para sepse nuk mund t’i ulim shpenzimet aq shpejt sa të kompensojmë ndikimin e të mos qenit në gjendje të bëjmë biznes”, theksoi de Juniac.

Edhe pse kufijtë mbeten të mbyllur për pjesën më të madhe, ai vlerëson se ekziston një zgjidhje, pasi grupi vazhdon të nxisë për testimin sistematik për COVID-19 përpara nisjes.

“Ne besojmë se kjo do t’u japë qeverive besimin për të rihapur kufijtë. Ne po diskutojmë për këtë me qeveritë, autoritetet shëndetësore, OBSH-në”, theksoi ai.

“Normalisht ne mbijetojnë me paratë e grumbulluara nga periudha e kulmit të udhëtimit në korrik dhe gusht’’, shtoi.

Duke theksuar se kompanitë ajrore morën 160 miliardë dollarë mbështetje nga qeveritë, ai tha se do të kishte shumë më shumë falimentime dhe humbje të vendeve të punës pa këtë mbështetje.

LEXO EDHE:

Back to top button