Ibra, dhuratë “Play Station 5” për bashkëlojtarët

Zlatan Ibrahimoviç është një lider i vërtetë në ekipin e Milanit, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Shumë lojtarë janë habitur me mënyrën e lojës së tij dhe dëshirën për të fituar, edhe pse së fundmi festoi 39 vjetorin e lindjes. Kur bëhet fjalë për punën, suedezi është jashtëzakonisht i përkushtuar dhe serioz, por jashtë fushe di të jetë edhe argëtues.

Ai ka vendosur të gëzoi shokët e ekipit, duke vendosur t’iu blejë nga një dhuratë të gjithëve, pas grumbullimit në kombëtare. Mediet në Itali shkruajnë se Ibra bleu nga një Play Station 5 për secilin lojtar të Milanit, i cili sapo ka dalë shitje. Shumica e tyre këtë gjë e kanë konfirmuar në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button