Ibrahimoviç: Ualkeri është i fortë, shqyrtojmë çfarë mundet dhe çfarë jo

Para ndeshjes Juventus-Milan, Zlatan Ibrahimoviç foli për tregun e transferimeve të Milanit.

“Të gjithë e dinë që është një lojtar i madh, ka luajtur te Tottenham dhe me kombëtaren angleze. Kur një lojtar si Walker është në treg, ka shumë interes, – tha ai për mikrofonat e Dazn. – Nuk është kundër strategjive tona. Ai është i fortë, një lider, dominon në dhomat e zhveshjes. Po shqyrtojmë çfarë është e mundur dhe çfarë jo”.

Zlatan nuk dha shumë detaje për nevojat e ekipit në merkato.

“Ky është tregu. Sa më shumë flas, aq më shumë kushton. Sa më pak flas, aq më pak kushton (qesh)”.

 

Sa i përket Tomorit, suedezi ishte i qartë.

 

“Është lojtar i yni, ndihet mirë te Milani. Me Fonseka ishte një moment tjetër, por Konseisao e pëlqen shumë. Ai është lojtar i Milanit”.

 

Për Zhoao Felixks, që është përfolur si një objektiv i Milanit në ditët e fundit, Ibra nënvizoi qartë.

 

“Gjithmonë dalin emra të rinj, çdo ditë, me menaxherë që kanë strategjitë e tyre. Ekipi ynë është tashmë i fortë dhe e kemi dëshmuar në Superkupë që mund të fitojmë. Duhet të kemi këtë vazhdimësi për të arritur rezultatet që na duhen”.

 

Lidhur me marrëdhënien me trajnerin Serxhio Konseisao, suedezi tregoi më shumë për dialogut mes tyre.

 

“Me trajnerin flasim çdo ditë, më shumë ose më pak. Për të pasur një dialog mbi atë që i pëlqen dhe strategjinë tonë është e nevojshme të flasim çdo ditë. E dimë çfarë na duhet dhe po punojmë për të. Do të bëjmë përforcime nëse është e nevojshme, por besoj se ekipi është i forte,” tha mes tjerash Ibrahimoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button