Ibrahimoviçi: Unë jam Zlatan dhe roli im është të jem Zlatan

Zlatan Ibrahimović e përshkroi rolin e tij të ri në klubin kuqezi, duke vlerësuar bashkëpunimin me Furlanim.
“Xhorxhio dhe unë u takuam për herë të parë gjatë periudhës së ‘Elliott’. Kur u bë CEO, folëm bashkë dhe ai i sugjeroi Gerri-t të më takonte. Fillimisht, Geri tha se nuk donte të punësonte ish-lojtarë, por Xhiorxhio e bindi se unë isha ndryshe. Për çështjet financiare i besojmë Xhiorxhio-s. Ai është një ‘monstër’ kur bëhet fjalë për kalkulime, si për shembull, për lojtarët që mund të përballojmë,” tha në fillim Ibrahimoviçi.
Lidhur me rolin e tij, ish sulmuesi i Milanit kishte një sqarim.
“Unë jam Zlatan dhe roli im është të jem Zlatan. Kam shumë për të mësuar, por gjithashtu shumë për të dhënë. Një nga përgjegjësitë e mia është të forcoj mentalitetin fitues të ekipit dhe të sigurohem që lojtarët të japin rezultate. Iu them lojtarëve: Kur je te Milani, nëse arrin rezultate, mund të bësh historinë. Jam pranë ekipit, por në distancë, sepse tani jam në një pozitë ndryshe nga ajo e një lojtari,” tha në fund Zlatan Ibrahimoviçi.