Ibrahimoviq mungon te Lacio për ndeshjen me Bodo/Glimt

Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimoviq vazhdon të mungojë te Lacio, shkaku i një lëndimi muskolar. Edhe pse ishte e paraparë që të mungonte vetëm 10 ditë, tashmë janë bërë më shumë se tri javë që mungon për fanellën e klubit italian.

Lacio publikoi listën e futbollistëve për ndeshjen e kthimit ndaj Bodo/Glimt dhe aty nuk figuron emri i Arijonit.

Kështu Ibrahimoviq mungon edhe sonte në ndeshjen e kthimit të Ligës Evropa. 19-vjeçari tashmë mungon në pesë ndeshjet e fundit për Lacion./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button