Ibrahimoviqi përsërit statistikat e vitit 2012 dhe të Shevçenkos

Skuadra e Milanit është duke shënuar një ecuri positive në fillim të kampionatit në Serie A dhe pas gjashtë javësh, është në vendin e parë në elitën e futbollit italian, me 16 pikë të grumbulluara. Për këtë formë të mirë të skuadrës njëri nga protagonistët kryesorë është edhe sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviq. Suedezi 39-vjeçar ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi për “rosonerët”, duke përsëritur statistikat e vitit 2012, por që i kishte edhe futbollisti ukrainas Shevçenko, në vitin 2001.

Ibrahimoviqi, është në krye të listës së golashënuesve në Serie A, me shtatë gola në gjashtë ndeshje, ndërsa ndeshja sfidën e radhës, në Ligën Evropa, suedezi do të drejtojë sulmin kuqezi në “San Siro” kundër skuadrës franceze, Lill.

LEXO EDHE:

Back to top button