Ibraimi: Unë jam gati për të dhënë maksimumin

Maqedonia të mërkurën do të drejtohet drejt kryeqendrës së Rumanisë, ku do të zhvillojë ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin “Katar 2022”. Trajneri Igor Angellovski ka ftuar disa emra të rinj, ndërsa mes tyre është edhe Agim Ibraimi që rikthehet të përfaqësuesja pas 6 vitesh.

 

 

 

“Është një nder për mua. Jam i motivuar maksimalisht dhe çdoherë jam angazhuar kur kam qenë pjesë e përfaqësueses. Të gjithë futbollistët janë në ritëm të mirë, luajnë në klubet dhe tani duhet së bashku të bartim këtë te përfaqësuesja. Pas suksesit që ka aritur Maqedonia, të gjithë reprezentuesit e kuptojnë seriozisht Maqedoninë. Me qasje të drejtë , karrakter dhe ego, mund të fitojmë. Të gjithë e dijnë këtë gjë. Unë jam I përgatitur maksimalisht, pasi që i zhvillova të gjitha ndeshjet për ekipin tm, gjithsej 25. A do të kem minutazh në këtë përballje, për këtë venods trajneri. Mirëpo unë jam gati për të dhënë maksumumin,” tha mes tjerash Ibraimi.

LEXO EDHE:

Back to top button