Igli Tare dhe Masimiliano Alegri ndryshojnë gjithçka në mbrojtje

Massimiliano Allegri ka një ide të qartë për një nga problemet kryesore të Milan dhe synon ta zgjidhë atë që në fillim të aventurës së tij kuqezi.

Ai kërkon emrat në duhur në merkato, pasi Milan ka nevojë për anësorë, si në të djathtë ashtu edhe në të majtë. Kajli Ualker do të largohet, Emerson Rojall kërkon ekip, Florenzi i skadon kontrata dhe Teo është në merkato. Duhet edhe një qendër cilësore sepse Tiav është në syrin e Bajer Leverkuezenit dhe Tomori nuk është i sigurt se do të qëndrojë. Për të zëvendësuar Hernandez, opsioni i preferuar është Destini Udogie, të cilin Tare e pëlqente edhe kur ishte te Lazio. Tottenham pagoi 25 milionë për të dhe sigurisht që vlera e tij nuk ka rënë pas fitores së Ligës Europa.

Milani është ende duke kërkuar përreth dhe ka kërkuar informacion për Junior Firpo, të cilit i skadon kontrata me Lids Junajted. Për krahun e majtë, “kuqezinjtë” kanë monitoruar belgun Maksim De Kujper nga Klub Brizh, por për të nuk mungon konkurrenca. Ëndrra e Alegrit është Andrea Kambiaso nga Juventus, i cili mund të përdoret në të dyja krahët. Ai duket i paarritshëm, pasi e kërkon edhe Man. Siti.

Për qëndërmbrojtësit, Tare dhe Alegri vlerësojnë Mario Gila, spanjollin nga Lacio. Një emër tjetër është Jaka Bijol, qendërmbrojtësi i Udinese, i cili mund të jetë i dobishëm në skemën me 3 mbrojtës. Luiz Felipe, një tjetër nga obsesionet e Igli Tares, pasi ka gjetur pak hapësirë ​​në Marsejë që nga janari.

LEXO EDHE:

Back to top button