Igli Tare kërkon mesfushorin spanjoll te “Djajtë e Kuq”
Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka nisur të mendojë për përforcimet e ardhshme teksa ka vënë nën shënjestër Huan Matën nga Mançester Junajtid. Fantazisti spanjoll përfundon kontratën me anglezët dhe mund të transferohet me parametër zero. Sipas mediave italiane, Tare ka nisur bisedimet me agjentin dhe njëkohësisht babain e Matës, i cili kërkesë fillestare ka një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit të tretë. Sa i përket tetë milionë eurove në sezon që lojtari përfiton aktualisht te Mançester Junajtid, është i gatshëm ta përgjysmojë këtë shifër.
Nëse marrëveshja do të mbyllej me sukses atëherë do të ishte një goditje prestigji për Lacion, e njëjtë si ajo me Klosen vite më parë.
Kujtojmë se Mata është një nga ata lojtarë që ka bërë shumë emër përgjatë këtyre viteve në Premier League, ndërsa është edhe kampion bote dhe Europe me Spanjën në vitet 2010 dhe 2012.







