Igli Tare lodhet me Jasharin, tani kërkon zëvëndësimin e tij në Spanjë

Situata e merkatos për Milanin po mbetet e paqartë dhe sfiduese, veçanërisht për transferimin e mesfushorit Ardon Jashari nga Klub Brizhit, objektivi kryesor i “kuqezinjve” në këtë verë. Edhe pse Jashari ka shprehur qartë dëshirën për të veshur fanellën e Milanit, negociatat me klubin belg po mbeten të ngrira.

Klub Brizh kërkon plot 40 milionë euro për yllin e tyre 21-vjeçar, ndërsa oferta e Milanit arrin në 32.5 milionë euro plus bonuse. Kjo është oferta përfundimtare e klubit italian, por diferenca me kërkesën e belgëve mbetet e konsiderueshme dhe deri tani nuk ka sinjale për një ulje çmimi nga ana e Brizhit.

Në pritje të një zhvillimi pozitiv, Jashari po vazhdon të stërvitet kryesisht veçmas, ndërsa drejtuesit e Milanit po mendojnë seriozisht për një alternativë në mesfushë, veçanërisht pas largimit të Pobegas për te Bolonja. Në këtë kuadër, emri i Havi Guera nga Valencia ka rifituar peshë në biseda.

Spanjolli i talentuar, pjesë e kombëtares U21 të Spanjës, ka refuzuar ofertën e rinovimit të kontratës nga klubi i tij dhe është në kërkim të një aventure të re, pas interesit që i është shfaqur edhe nga Mançester Junajtid. Valencia kërkon rreth 27 milionë euro, duke pasur parasysh se një pjesë e transfertës, rreth 30%, do t’i shkojë Vilarealit për marrëveshje të mëparshme mes klubeve.

LEXO EDHE:

Back to top button