Igli Tare: Nuk i besoj rikthimeve, rrugët janë ndarë me Lacion

Igli Tare është vlerësuar në “Gran Gala del Calcio” duke marrë çmimin si “Drejtori më i Mirë” për sezonin e shkuar. Në eventin e organizuar nga Adiscop, ish-futbollisti i kombëtares foli për të kaluarën e tij te Lazio duke theksuar se nuk do të kthehet më në klubin kryeqytetas. Sa i takon të ardhmes, Tare u shpreh i hapur për oferta duke u shprehur se disponon shumë gjuhë të huaja që i zotëron dhe mund të punojë në shumë vende.

 Pas ikjes tuaj, Lacio nuk po ia del të klasifikohet në vendet e para të klasifikimit…

“Nuk mendoj se rezultatet e Lacios kanë lidhje me largimin tim. Vitin e kaluar e merituam vendin e dytë. Por, nuk erdhi si një e papritur pasi për ato rezultate ishte punuar shumë nga drejtuesit dhe trajnerët. Unë i uroj Lacios që të ketë një të ardhme edhe më të ndritur”.

Ku do të pëlqente të punoje?

“Kam dëgjuar që flitet për rikthimin te Lacio, por unë nuk i besoj rikthimeve. Rrugët janë të ndara dhe klubi ka bërë zgjedhje të tjera. Nuk do të kthehem aty në të ardhmen e afërt. Pastaj sa i takon klubit të radhës, kam fatin që flas shumë gjuhë dhe dua një projekt që të më intrigojë”.

LEXO EDHE:

Back to top button