Igor Stefanovski e fillon sezonin e ri Evropian me jubileun e tij 25 vjeçar
Igor Stefanovski Ixhe këtë vikend nga Austria do ta nisë sezonin e ri të FIA-s, në Kampionatin Evropian në pista kodrinore (EHC), gara më prestigjioze në këtë disiplinë. Starti është në pistën legjendare Rekberg, ku asi i Maqedonisë hyn me një motiv shtesë, duke festuar 25 vjet karrierë garuese.
Kampioni i trefishtë evropian vazhdon të shkruajë histori, këtë herë për shkak të përvjetorit, me energji, shpejtësi dhe ambicie të re. “Maqedonasi Fluturues” do të përballet me konkurrencë të fortë – më shumë se 250 pilotë në një kampionat, që këtë vit ka 10 gara në të gjithë Evropën.
Sezoni fillon me stërvitje të shtunën dhe kulmon me garat të dielën (26 prill), ndërsa finalja e kampionatit është planifikuar për në Kroaci, në shtator të këtij viti.
Pas dy sezoneve të suksesshme, Ixhe vazhdon bashkëpunimin e tij me Ferrarin këtë vit. Ai do të garojë me modelin Ferrari 488 Challenge, një “bishë” e përgatitur posaçërisht për pistat kodrinore.
“E pres garën parë me shumë entuziazëm. Ky sezon është i veçantë, 25 vjet në pistë janë një motivim i madh për të dhënë më të mirën tonë. Pres rezultate të shkëlqyera dhe një kampionat të fortë. Faleminderit ekipit tim, Ferrarit, sponsorëve – atyre ekzistues dhe të rinj, si dhe të gjithë atyre që na mbështesin”, tha Stefanovski.
Ekipi i Videolotarisë Kasinos Austria beson fuqimisht tek ai edhe këtë herë. Jemi krenarë që kemi bërë tifo për Ixhen dhe Maqedoninë së bashku për më shumë se një dekadë.








