Ikja prej debateve, Paçenski: Partitë politike po bëjnë gabim të madh

-Me apo pa vetëdije po bëjnë gabim të madh, kështu eksperti për marrëdhënie me publikun Goce Paçenski e komentoi refuzimin e partive politike për debat para zgjedhjeve lokale. Paçenski në Magazina Ekonomike në Alsat tha se sipas gjitha hulumtimeve, televizioni vazhdon të mbetet mjet kryesor i informimit për qytetarët dhe se partitë duhet ta kuptojnë këtë.

“Është e pakuptueshme, fushata në vetvete është në një pjesë të madhe komunikim. Është e pakuptimtë vendimi për të mos shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe kanalet për komunikim., posaçërisht televizionin si kanal efektiv për komunikim me votuesit”, tha Goce Paçenski, ekspert për marrëdhënie me publikun.

LEXO EDHE:

Back to top button