Ilievski: Jemi në koalicion me BDI -në, por programin për Kumanovën e kemi bërë vetë

Ne jemi në koalicion me BDI -në, por programin për Kumanovën e kemi bërë vetë, siç LSDM, thotë në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, kandidati për kryetar të kësaj komune, Oliver Ilievski. Siç tha, programi i tyre ofron edhe zgjidhje për gjimnazin “Sami Frashëri”.
“Edhe pse jemi në koalicion me BDI -në, programin e kemi bërë vetë, si LSDM, për të gjithë qytetarët e Kumanovës, pavarësisht nga përkatësia etnike. Kishim program për secilën lagje, pavarësisht se çfarë popullsie jeton atje. E vendosëm shkollën e mesme “Sami Frashëri” në program me çka Komuna e Kumanovës do bëjë projekt, ndërsa Ministria e Arsimit do ta zbatojë projektin dhe ai problem do të zgjidhet,” tha Ilievski./ Alsat.mk