Ilir Daja, më afër stolit të kombëtares së Kosovës?!

Trajneri aktual i Ballkanit, Ilir Daja ka parakaluar të gjithë emrat në garë dhe shihet si kanditati kryesor apo favorit për t’u bërë trajneri i ardhshëm i kombëtares së Kosovës.

Ditën e mërkurë, FFK vendosi të ndajë rrugët me Primozh Gliha, pas performancës së dobët të Kosovës në kualifikueset e “Euro 2024”. Menjëherë pas shkarkimit të tij, filluan të qarkullonin emra të ndryshëm për t’u bërë pjesë e stolit të Kosovës. De Biasi, Nenad Graçan dhe Blazh Slishkoviç, ishin emrat e përfolur për të qenë në stolin e “Dardanëve”.

Por, sipas mediave kosovare, Ilir Daja është kanditati kryesor për të marrë drejtimin e Kosovës. Arritja e marrëveshjes mes palëve mund të ndodh së shpejti, por trajneri i Ballkanit do të emërohej në detyrë vetëm pas përfundimit të këtij sezoni.

Daja është një trajner i suksesshëm, ku madje ka arritur të kualifikojë Ballkanin në dy sezone radhazi në grupet e Ligën e Konferencës.

LEXO EDHE:

Back to top button