Ilir Daja: Sfidë e vështirë, por ne nuk ndryshojmë aspiratat tona

Pas fitores së parë, në këtë sezon të Ligës së Konferencës, ndaj “gjigantëve” kroat të Dinamo Zagrebit, “dardanët” e Ballkanit, të udhëhequr nga teknikut Ilir Daja, do të tentojnë fitoren e radhës në këtë kompeticion, teksa pasditen e së enjtes do të presin në “mitikun” e Prishtinës, “Fadil Vokrri”, kazakët e Astana-s, në një përballje ku kërkohen vetëm 3 pikët.

“Duhet të jemi me këmbë në tokë. Astana ka mbi 90 takime në Europë. Ka marrë pjesë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve. Pas një fitoreje historike ndaj Dinamos së Zagrebit, nuk është e mundur të ndryshojmë objektivat. Do i marrim ndeshjet hap pas hapi. Do të fokusohemi tek Astana. Një ndeshje shumë e vështirë, por nuk do të ndryshojmë asgjë nga ato që kemi bërë deri sot.

 

Do të japim gjithë energjinë tonë, për të përfaqësuar sa më mirë Ballkanin dhe kampionatin e Kosovës. Po kalojmë një periudhë goxha të mirë, në kampionat dhe Europë. Besoj që është një përjetim i madh në karrierën time si trajner. Ka një gjë të mirë ky përjetim, sepse ndodh javë për javë. Jemi prezantuar mirë në të dyja kahet. Entuziazmi është në nivele optimale. Ta mbajmë sa më gjatë të jetë e mundur, duke patur edhe fatin me vete,” tha mes tjerash trajneri Daja.

LEXO EDHE:

Back to top button