Ilir Latifi rikthehet me fitore në oktagon

Në Las Vegas u zhvillua eventi UFC Vegas 28, ku në kafaz u rikthye pas 16 muajsh pushim edhe shqiptari Ilir Latifi (nuk duelonte prej shkurtit 2020). Ai dueloi në peshën e rëndë dhe fitoi me vendim jo-unanim të gjyqtarëve ndaj amerikanit Taner Boser. Një duel i fortë me 3 raunde, ku të dy sportistët kërkuan fitoren.

Kujtojmë se 37-vjeçari Latifi, që garon për Suedinë, ishte më i saktë dhe fitoi me vendim shumice: Dy gjyqtarë votuan 29-29, 29-28 për Latifin dhe një për Boser, 29-27.

Për Latifi një fitore e rëndësishme për karrierën e tij (15 fitore, 8 humbje, 1 duel pa rezultat), pasi vjen pas 3 humbjesh (fitorja e fundit shkurt 2018).

Pasi u largua nga pesha “light heavyweight” (pesha deri 93kg), ai është rikthyer në peshën e rëndë, ku ka debutuar në fillimet e karrierës së tij.

LEXO EDHE:

Back to top button