Ilir Meta në Prokurorinë e posaçme, rreth tre orë merret në pyetje

Ilir Meta në Prokurorinë e posaçme, rreth tre orë merret në pyetje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u mor në pyetje rreth 3 orë nga Prokurorinë e posaçme. Meta nuk dha detaje se për çfarë dosje është thirrur për të dëshmuar, por sërish foli me tone të ashpra kundër kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin vijon ta quaj “Dum Dumani”. Sipas Metës, ai ishte thirrur në SPAK si “kundërshtar i narko regjimit”, që për ish-kreun e shtetit, Dumani po tenton të shpëtojë kryeministrin Edi Rama duke shkatërruar opozitën. Një ditë më parë, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme u paraqit bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi. Referuar deklaratës që dha për gazetarët pas 5 orëve marrje në pyetje në SPAK, Kryemadhi tha se është thirrur si “person në dijeni”. Ndërkaq Kjo është hera e tretë e Metës në SPAK, 2 të tjerat kanë qenë për hetimet lidhur me dosjen CEZ-DIA, hetime këto që po kryen nga vetë kreu i SPAK, prokurori Altin Dumani.

“Si kundërshtar i narko regjimit që kërkon të mbahet me Dum Dumanin tuaj, që bën këtë akt kriminal kundër opozitës për të shpëtuar Edi Rama”, tha Ilir Meta, kryetar i PL-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button