Imazhet i japin të drejtë Inzagit, goli i Açerbi-t ishte i rregullt

Açerbi ka shënuar, por loja ishte e ndalur, Saki ka dhënë një faull që nuk ishte. Pablo Mari është rrëzuar, por jo për përplasjen me Galiardini-n, por sepse u pengua nga… Izo. Gabim i dyfishtë, sepse nuk ka asnjë faull dhe sepse duke fërshëllyer, arbitri ka nxjerrë jashtë loje VAR-in, që nuk ka mundur të ndërhyjë për të verifikuar atë që ndodhi në zonë.
Një episod në zonën e Inter-it, protagonist Kiurria, në një duel me Açerbi-n. Sulmuesi i Monza-s është ndalur nga Acerbi, i cili ka bërë një ndërhyje te topi. Çiurria dhe Açerbi, ndër të tjera, e mbajnë njëri-tjetrin, por lojtari i Monza-s duket se e lëshon veten dhe rrëzohet. Por dhënia e një penalltie do të kishte qenë e tepërt.
Në rregull goli i Darmianit. Nuk është faull kontakti në trajektoren e topit mes Izzo-s dhe Lautaro Martinez dhe të dy futbollistët mbahen reciprokisht.
Trajneri i Inter-it, Simone Inzahi, ka kritikuar vendimet e arbitrit pas ndeshjes duke e cilësuar anulimin e golit si një gabim të rëndë dhe imazhet i japin të drejtë.