Imobile: E dijmë se përballemi me terrenin e vështirë në Shkup

Në prag të ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut, Çiro Imobile bën një bilanc të kombëtares së Italisë gjatë një interviste ekskluzive për “Radio Rai”. Duke folur për Kampionatin Europian, blutë do të përballen sërish me Maqedoninë e Veriut, që iu mohoi Botërorin e Katarit një vit e gjysmë më parë. Immobile ende nuk ka qetësi nga ajo disfatë dramatike:

 

“Ajo ishte humbja më e dhimbshme dhe më përvëluese e karrierës sime. Madje, më shumë se ajo ndaj Suedisë, sepse vinim nga një moment i bukur si fitimi i Europianit. Kishim përjetuar gëzime dhe emocione të forta të përbashkëta të gjithë së bashku dhe ajo disfatë na i preu këmbët. Sigurisht nuk e prisnim. Ishim shumë të furishëm, shumë të etur për të arritur rezultatin menjëherë dhe për fat të keq kjo nuk dha rezultat”.

 

Immobile flet edhe për trajnerin e ri Spalletti

 

“Mënyrën e tij të afrimit me ekipin dhe lojtarët individualisht, mënyrën e tij të komunikimit të të gjitha ndjenjave e kemi ndjekur nga fillimi deri në fund, ndaj jam i bindur që do të ketë një udhëtim të bukur. E nesërmja do të jetë vetëm fillimi”.

 

Në Shkup, megjithatë, axurrët priten në një fushë në gjendje të keqe, siç ka theksuar edhe Goran Pandev, ish-sulmuesi maqedonas i Lazios dhe Interit. Immobile është i vetëdijshëm për këtë, ashtu si të gjithë blutë.

 

“E dimë, na tha trajneri. Kemi marrë disa imazhe që e vërtetojnë këtë, por do të bëjmë gjithçka për ta kapërcyer edhe këtë vështirësi”.

LEXO EDHE:

Back to top button