Imobile: Sfida ndaj Bajernit, duhet të na jep një energji dhe dëshirë për të fituar

Në prag të ndeshjes kundër Bajern Munihut në Ligën e Kampionëve, kapiteni i Lacio-s, Çiro Imobile, foli për mediet në lidhje me ndeshjen e ardhshme. Për Imobile-n, ecuria e Lacio-s këtë sezon në Ligën e Kampionëve është shumë e mirë, ndërsa shtoi dhe dhe në takimin e dytë kundër bavarezëve duhet të bëjnë maksimumin.
“Kemi arritur të bëjmë një ecuri të mirë në Ligën e Kampionëve dhe jemi të kënaqur me atë që bëmë, pavarësisht se Lacio nuk është një ekip që merr pjesë gjithmonë në këtë kompeticion. Jemi krenarë dhe duam të bëjmë mirë edhe sonte”, tha fillimisht ai.
I pyetur nëse e ndjen peshën që mund të rishkruajnë historinë, italiani theksoi se nuk e konsideron si barrë këtë gjë, por si një furnizues energjie.
“Kjo nuk duhet të jetë kurrë një barrë, por duhet t’ju japë energji dhe dëshirë për të fituar, për të qëndruar në nivelet më të larta,” deklaroi Imobile.
Për sfidën në Munih, ka folur gjithashtu edhe Maurisio Sarri, trajneri i Lacios.
“Duhet të jemi te guximshëm dhe te vendosur, jo emocional. Në futboll asgjë nuk është e pamundur. Ne duhet të përpiqemi të lëndojmë Bajernin: të mendojmë të qëndrojmë 100 minuta të mbyllura për t’u mbrojtur dhe kjo duket e vështirë. Falënderoj tifozët që erdhën për të na mbështetur. Shpresoj t’i bëj ata të ndihen dhe të shkojnë në shtëpi më pak të zemëruar se të premten”, tha mes tjerash Sarri.