Inaki Uiliams shuan ëndrrat e Seviljës për titull

Atletik Bilbao fitoi me rezultat 1:0 ndaj Seviljes në kaudër të javës së 35 të La Ligës spanjolle dhe në këtë mënyrë largoi Seviljën nga gara për titullin kampion. VEndasit kishin nevojë për një fitore për të mbajtur epërsinë pas kryesimit të Atletikos dhe nënkampionëve të saj të pare, Real Madridit dhe Barcelona.
Edhe pse kishin një avantazh në fushën e shtëpisë në pjesën më të madhe të lojës, nuk arritën të shënonin. Ata u penalizuan nga Inaki Villiams në minutën e 90-të të lojës, kur Bilbao realizoi një kundërsulm të shpejtë dhe shënoi një gol të vlevshëm për 3 pikë.
Sevilja tani është 6 pikë prapa vendit të parë vetëm katër raunde para fundit të kampionatit, por ata janë të qetë në vendin e katërt me avantazh prej 17 pikësh ndaj Real Sosiedad në vendin e pestë dhe që tani kanë siguraur kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Bilbao është i nënti me 45 pikë.