Inaugurimi i Donald Tramp do të bëhet në hapësira të mbyllura, për herë të parë pas 40 vitesh
Inaugurimi i Donald Tramp do të bëhet në hapësira të mbyllura, për herë të parë pas 40 vitesh

Gazetare: Fatlume Dervishi
Presidenti i zgjedhur Donald Tramp sot edhe zyrtarisht merr detyrën, me një sërë aktivitetesh që i paraprijnë dhe që e shoqërojnë pas inaugurimin e tij. Ceremonia në Kapitoll është zhvendosur në ambiente të mbyllura, për shkak të temperaturave të ulëta, duke e bërë atë ditën më të ftohtë të inaugurimit në 40 vjet.
Në darkën private të parainaugurimit, i shoqëruar nga miqtë dhe të afërmit, Trump tha se “nuk do të humbasë asnjë moment të vetëm” dhe tha se planifikon të nënshkruajë rreth 100 urdhra ekzekutivë në ditën e parë të presidencës së tij të dytë.
“Brenda orësh nga marrja e detyrës, do të firmos dhjetëra urdhra ekzekutivë, afërsisht 100 për të qenë i saktë. Ne nuk do të humbim asnjë moment në përmbushjen e premtimeve tona ndaj popullit. Ne do ta mposhtim shpejt krizën e inflacionit dhe do të zhbllokojmë arin e lëngshëm”, tha Donald Tramp, President i zgjedhur i SHBA-së.
Në mesin e pjesëmarrësve në ditën e inaugurimit zakonisht janë edhe ish-presidentët Barak Obama, George Ë. Bush dhe Bill Clinton, megjithëse të tre po heqin dorë nga dreka tradicionale pas inaugurimit. Nga bashkëshortët e tyre, vetëm ish-zonjat e para Hillary Clinton dhe Laura Bush do të jenë të pranishme; Michelle Obama kishte thënë se nuk do të marrë pjesë. Në inaugurim nuk do të marrin pjesë as disa anëtarë demokratë të Kongresit, përfshirë Nensi Pelosin, një nga figurat më të fuqishme të partisë.
Tramp nuk ka ndjekur traditën. Për dallim nga e zakonshmja, të ftuar këtë herë janë liderë botërorë, gjë që nuk ka ndodhur në 100 vitet e fundit.
Betimin e presidentit të ri amerikan do ta ndjekë nga afër presidenti argjentinas Milei, Kryeministrja e Italisë Meloni, Presidenti i Ekuadorit Noboa, zv.presidenti i Kinës Zheng, etj., kurse nga disa vende, janë ftuar përfaqësues të opozitës të partive konservatore djathtiste.
Tramp do të mbahet me kokat e biznesit. Përkrah tij në të gjithë ceremonitë vazhdon të jetë njeriu më i pasur në botë, kreu i Teskas, Elon Musk. Tramp ka ftuar edhe themeluesin e Amazon Jeff Bezos, drejtuesin e Meta-s Mark Zukenberg, drejtuesin e TikTokut Shou Cheë, etj.
Në inaugurim tradicionalisht marrin pjesë edhe 535 anëtarët e Kongresit; nëntë anëtarët e Gjykatës Supreme; ambasadorët e huaj; përfshirë këshilltarë dhe miq të ngushtë të presidentit në ardhje.
Hapësira brenda ku do të bëhet inaugurimi ka kapacitet për vetëm 600 persona. Më shumë se 250,000 persona morën bileta për të parë inaugurimin nga hapësirat rreth Kapitoll.
Inaugurimi bëhet në mesditë sipas orës lokale në Uashington. Tramp është presidenti i 47, në mandatin e tij në dytë.
“Amerika po fillon një kapitull të ri. Ditët tona më të mira do të vijnë. Ju premtoj!”./Alsat.mk