“Incident” në mes trajnerit dhe yllit të skuadrës

Në përballjen në mes Majamit dhe Golden Stejtit, ndohhi një incident i paparë deri më tani në ndeshjet e NBA-s.

Trajneri i Majamit, Erik Spoellstra ishte mjaft i hidhëruar me sjelljen e yllit të parë të skuadrës nga Florida, Xhimi Batler, ndërsa “biseda” e tyre e ashpër gati sa nuk u transferua në përledhje fizike në palestrën sportive të Majamit.

Duhej që basketbollistët e skuadrës vendase të ndajnë palët e armiqësuara nga incidenti fizik. Me një moment, trajneri i Majamit hodhi edhe tabelën me skemat taktike drejt basketbollistit, por që për fat të mirë, përfundoi në tokë.

Kujtojmë se Majami humbi edhe sfidën e dytë radhazi. Kësaj radhe me rezultat 104 -114.

LEXO EDHE:

Back to top button