Incident në pakinën e Los Anxhelos Lejkers

Basketbollisti i Feniks Sans, Kris Poll, vendosi rekord të ri në NBA, pasi që ishte protagonisti kryesor në fitoren 115-105 ndaj Los Anxhelos Lejkersit, duke realizuar 23 pikë, pesë kërcime dhe 14 asiste. Me pikët e realizuara, Kris Poll, u bë basketbollisti i parë që arrin kuotën e mbi 20 mijë pikëve të realizuara dhe mbi 10 mijë asisteve në karrierën e tij në NBA. Vetëm pak ditë më parë 36-vjeçari u fut në listën e 75 lojtarëve më të mirë në historikun e NBA-s. Ndërkohë në këtë përballje, në mes Los Anxhelos Lejkers dhe Feniks Sans, në pankinën e vendasve kishte një përleshje në mes basketbollistëve vendas, Entoni Dejvisit dhe Duajt Hauard. Bashkëlojtarët reaguan shpejt dhe ndaluan incidentin, ndërsa Los Anxhelos Lejkers regjistroi disfatën e dytë në po ndeshje të zhvilluara në terrenin vendas.