Incident tronditës, gjyqëtari anesor goditet me biçikletë!

Një incident tronditës ka ndodhur në javën e 10-të të Ligës së Parë Amatore të Malatya-s, gjatë ndeshjes mes Darendespor dhe Hekimhan Belediyesi Girmanaspor, ku protagonisti i një ngjarjeje të rëndë ishte arbitri anësor Hakan Baskurt.

Takimi ishte në barazim 1-1 kur, në minutën e 87-të, Darendespor shënoi golin e avantazhit. Megjithatë, goli u anulua nga asistenti i parë, Hakan Başkurt, për pozitë jashtë loje. Vendimi shkaktoi tension të madh në tribuna, duke përshkallëzuar situatën në mënyrë të rrezikshme.

Pas anulimit të golit, nga shkallët e stadiumit u hodhën sende të ndryshme në fushë. Një biçikletë fëmijësh e hedhur nga tribuna goditi drejtpërdrejt arbitrin anësor. Si pasojë e goditjes, Baskurt pësoi një dëmtim serioz mbi vetullën e majtë dhe u rrëzua në tokë, duke humbur ndjenjat për disa çaste./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button