Incidenti në Lisbonë, Viinicius Jr i zhgënjyer nga Mourinjo
Incidenti i fundit në stadiumin e Benfikas ka shkaktuar reagime të forta në arenën ndërkombëtare, pas akuzave për ofendime raciste ndaj Vinicius Junior gjatë ndeshjes me Real Madrid.
Sipas raportimeve, braziliani është ndjerë i lënduar nga mënyra se si trajneri i Benfikas, Hoze Murinjo, e menaxhoi situatën.
Tekniku portugez nuk pranoi publikisht fajin e lojtarit të tij, Xhianluka Prestianni, dhe madje kritikoi festimin e Viniciusit pas golit.
Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai është i zemëruar me Murinjon, duke e konsideruar qëndrimin e tij si të papërshtatshëm përballë një çështjeje kaq serioze.







